Gjithë punonjësit e administratës kanë mbetur pa para në Durrës, duke nisur që nga mësuesit, punonjësit e OSHEE-së, ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit që është në varësi të bashkisë.

Pas datës 3 janar, të gjithë këta punonjës duhet të kishin marrë rrogën, por ekonomistëve të shtetit ose nuk u ka dalë pija e vitit të ri, ose arka e shtetit ka mbetur pa para.

Deri më tani, punonjësit s’kanë marrë ndonjë shpjegim për vonesat e pagave dhe herë pas here shkojnë te bankomati për të parë nëse u kanë kaluar rrogën apo jo.

Do të jetë mirë që shteti të ketë para dhe kjo të jetë vonesë e financierëve, sepse mungesa e parave në arkën e shtetit nuk është ogur i mirë në këtë fillimvit për ekonominë e shqiptarëve. 

Ankesa të shumta ka pasur nga shumë qytetarë, të cilët prej një jave presin edne të marrin rrogën!