Top 5 destinacionet e nënvlerësuara për verë 2018, Shqipëria një prej tyre

Postuar: 23/04/2018 - 11:33

Koha ka filluar të ngrohet, dhe midis rreshjeve kalimtare të shiut, po fillojmë të shikojmë sërish bukurinë e natyrës, shkruan media irlandeze Leitim Observer, e cila prezanton me lexuesit e saj 5 destinacione të nënvlerësuara më parë. Një prej të cilëve është edhe Shqipëria. Nuk ke pse të shkosh gjithnjë në të njëjtat vende si Portugali, Spanjë apo Greqi, shkruhet më tej në artikullin e dedikuar për pesë destinacione të nënvlerësuara sipas LeitimObserver.

Mali i Zi, një bukuri e Adriatikut

Popullariteti po rritet çdo ditë dhe Mali i Zi është një nga vendet e çmuara të Ballkanit. Vit pas viti numri i strukturave akomoduese në këtë shtet po rritet dhe tani është më e lehtë për të kaluar disa pushime të mira në këtë vend. Gjiri i Kotorrit, Parku Kombëtar Durmitor dhe Budva janë disa nga pikat e nxehta në Malin e Zi.

Rumania – me qytete dhe kështjella si në përrallë

Me  një histori të pasur dhe të larmishme që i jep Rumanisë një ndjenjë unike. Vija bregdetare është relativisht e vogël rreth 225 km. Gjatë verës mund të prisni rrezet e diellit dhe temperaturat rreth 29 ° C!

Tre nga vendet e  preferuara për të parë në Rumani do të ishin Timosha, Transilvania dhe Iasi. Çdo një nga këto vende të mëdha do t’ju bëjë të bini në dashuri me Rumaninë.

Kroaci – rrënoja romake

Pa dyshim, Kroacia nuk është aq e panjohur sa ka qenë në vitet e kaluara. Falë Game of Thrones dhe fluturimeve më të lira popullariteti i këtij vendi të Adriatikut ka shpërthyer në vitin e kaluar. Vendet e këshilluara për t’u vizituar do të ishin Spliti, Pula dhe Dubrovnik, vende ku janë xhiruar disa skena për Game of Thrones!

Maroku – një kombinim kulturash

“Maroku është një nga destinacionet më të nënvlerësuara dhe  ia vlen ta vizitosh në 2018”. Fluturimet janë shumë të arsyeshme dhe ka shumë hotele luksoze me një çmim fantastik.

Destinacionet kryesore për t’u kontrolluar do të jenë Jemaa el Fna, Fez Medina dhe shumica e monumenteve në kryeqytetin e Marrakech.

Shqipëria, ujëra të kristaltë dhe një natyrë e virgjër

Vitet e fundit, Shqipëria ka filluar që të njihet në industrinë e turizmit. Me plazhet e fshehura, vendet historike dhe njerëz mikëpritës është një destinacion që i duhet vënë syri për të ardhmen. Gjatë verës temperatura mesatare shkon deri në 32 ° C. Sigurohuni që ta vizitoni këtë vend shpejt para se të fillojë të popullohet!

Tre nga destinacionet që duhet të shihen: Butrinti, Syri i Kaltër dhe ato plazhet e mrekullueshme të izoluara! /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Përmes një deklarate, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar ndryshimin e çmimeve të teksteve shkollore për sistemin e ri

Sot dhe në fundjavë, moti mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afat

Tragjedia në Genova që shkaktoi vdekjen e 39 personave, ka vënë në alarm edhe autoritetet shqiptare.

Tri lokale janë mbyllur ditën e sotme në zonën e Jalës nga AKU, për shkak se kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë u

Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016-s, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe

Një familje nga Durrësi prej gjashtë anëtarësh, dy prindërit dhe katër fëmijët e mitur, kanë shpëtuar për mrekulli këtë të premte, pasi m

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën

Gjashtë anëtarë të një familjeje nga Durrësi mbetën të lënduar lehtë, pasi makina tip “Volvo” me të cilën ata po udhëtonin, u përplas me

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat qëndrore dhe në zonat jugore.

   Kohët e fundit dy qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë kanë miratuar një marrëveshje, sipas së cilës të dy palët njohin patentat e zakons