Një jaht luksoz, prodhim i vitit 2017, është ankoruar sot në portin e Durrësit, ndërsa në kalata vijon puna për përpunimin e 21 mijë ton mallrave nga tre anije, si dhe 557 kontejnerëve nga një anije tjetër.

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar në Terminalin përkatës rreth orës 08:00. Jahti “Shadow” që ka mbërritur nga ishulli grek Kos është ankoruar në kalatën 5 dhe do të qëndrojë gjatë gjithë ditës në Durrës. 

I ndërtuar në Hollandë vitin e kaluar, jahti me flamur të Xhamajkës ka një gjatësi 55.5 metra. Ndërkohë, në kalatën 5 janë ankoruar edhe dy jahte të tjerë të përmasave më të vogla.