Durrës, anijet transportuan 118.270 kontejnerë në vitin 2017

Postuar: 22/01/2018 - 21:19

   Volumi i mallrave të transportuara me kontejnerë drejt/nga porti i Durrësit arrin në 1 milion e 480 mijë ton mallra gjithsej, bënë të ditur burime nga Sektori i Statistikave në APD.

Diferenca e importeve me eksportet është shumë e vogël. Në 12 muaj të vitit 2017 janë transportuar 58.920 njësi kontejnerike për eksport, ndërsa 59.350 njësi kontejnerike të tjera janë përpunuar me destinacion porte të tjera të globit. Shifrat e vitit 2017 janë më të ulta se sa ato të vitit paraardhës, kur u përpunuan 118.829 njësi kontejnerike gjithsej.

Sektori i Statistikave në APD bën me dije se në 2017 anijet tregtare kanë transportuar nga/drejt Durrësit 2 milion e 858 mijë ton mallra, ose afro 165 mijë ton më shumë se sa u transportuan në vitin 2016. Ndërkohë, tragetet kanë transportuar 825.5 mijë ton, ose 55 mijë ton mallra më shumë se sa në vitin paraardhës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ura e Drojës e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë-Krujën do të rindërtohet.

Moti për ditën e sotme pritet të jetë sërish me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e pasdites, kur vranësirat shtohen kryesi

   Deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite.

   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të

   Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e v

   Ditën e mërkurë, maturantët do të japin provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë me zgjedhje, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit

   3 protestuesit e fundit që mbaheshin në burg pas tubimit kundër vendosjes së tarifës së kalimit në rrugën e Kombit janë liruar gjatë d

   Pavarësisht nismës së marrë nga ana e qeverisë për largimin e qeseve plastike nga përdorimi, qytetarët në Durrës vijojnë t’i përdorin

Gjatë mesditës së sotme u raportua rrëmbimi i një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar në Prishtinë.

35 të rinj nga 12 vende të ndryshme europiane në zyrën rajonale të punësimit.