Forcat e Sigurisë Portuale, po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjetet që ndodhen brenda ambientit të Portit. Ky kontroll, kryhet për të krijuar mjedis të sigurtë dhe të përshtatshëm për Autoritetin Portual dhe operatorët që veprojnë gjatë 24 orëve.

Forcat e Sigurisë së Portit të Durrësit kërkon rregullisht evidentimin e kartës së Identifikimit nga punonjësit e Portit dhe përdoruesit e tij.

Kontrolle të tilla janë shpeshtuar me rritjen e masave të sigurisë në gjithë Evropën kundër terrorizmit.