Këtë vit nis thellimi dhe zgjerimi i Portit të Durrësit, ja synimi i rëndësishëm

Postuar: 01/02/2018 - 12:46

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Vangjush Dako zhvilluan një vizitë në Portin e Durrësit. Ata panë nga afër terminalin e pasagjerëve ndërsa zhvilluan një bashkëbisedim edhe me drejtuesit e Portit për potencialet e zhvillimit, teksa bënë të ditur se këtë vit do të nisë thellimi dhe zgjerimi i Portit të Durrësit, synimi për të cilin është të bëhet një destinacion potencial kroçerash.

“Jemi duke bërë një inspektim në Portin e Durrësit, duke parë se si funksionojnë kryesisht terminalet të cilat publiku e di që janë dhënë me koncesion, në disa raste të kritikueshme e nuk kemi pse ta fshehim. Jemi këtu pasi në Portin e Durrësit do të kemi dy zhvillime shumë interesante. Së pari, këtë vit do të fillojmë projektin e shumë pritur të thellimit dhe zgjerimit të Portit që do të thotë se do ketë më shumë hapësirë për aktivitete. Nga ana tjetër kemi filluar diskutimet edhe për mundësinë që Porti i Durrësit të kthehet në një destinacion kroçerash mesdhetare. Do të thotë që për periudhën e sezonit, këtu të ketë nga një kroçerë çdo ditë, çka do jetë një nxitje ekonomike për portin dhe gjithë qytetin e Durrësit”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Më tej, ai sqaroi se Autoriteti Portual ka ndërmarrë hapat e duhura për të aplikuar te donatorët e bankat në lidhje me gjetjen e financimeve që do mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të Portit.

“Autoriteti portual ka aplikuar edhe për financime në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku është parë me shumë prioritet financimi. Jam i bindur se kombinimi i këtyre financimeve me interesin e shtuar kroçerave do të ketë një rritje ekonomike më të madhe për portin dhe gjithë qytetin. Porti përgjithësisht ka patur rritje ekonomike, pra janë shtuar volumet. Investimet në rrjetin rrugor apo edhe investimet që do të bëjmë në hekurudhë patjetër do ti rrisin interesin Portit të Durrësit dhe do të rritet konektiviteti ku porti nuk ka përse ti shërbejë vetëm Shqipërisë por edhe vendeve të tjera të rajonit”, theksoi Gjiknuri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Treni përplas një burrë në zonën e Plazhit në Durrës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve jash

Në pikun e sezonit turistik të gjithë lëvizin për t’u relaksuar, por trafiku i rënduar që hasin gjatë udhëtimit kthehet në një sfidë dhe

AKU njoftoi kapjen e 27 tonëve mish pule me salmonelë dhe urdhëroi kthimin mbrapsht të saj për në Brazil, vendin e origjinës.

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sqarime për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitetet apo kolegj

Policia rrugore e kryeqytetit ka vazhduar kontrollet për parandalimin e aksidenteve edhe përgjatë kësaj fundjave.

Zonat veriore dhe zonat verilindore do të paraqiten këtë të diel me vranësira dhe shira të herëpashershme.

   Konfuzioni është krijuar nga doganierët greke dhe jo nga policia kufitare greke.

   Gjatë periudhës 3- 14 shtator të këtij viti, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi në