Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj, priti sot paradite përfaqësuesit e një kompanie të njohur greke, që operon në fushën e infrastrukturës portuale.

Në takimin e zhvilluar në mjediset e Drejtorisë së APD, Panagiotis Davios, drejtor rajonal për Ballkanin dhe detin Balltik, dhe Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, Yannis Nikolitis, shfaqën interes të veçantë për funksionimin e portit më të madh të vendit, si dhe për projektet e afërta të tij.

Specialistët e APD prezantuan historikun dhe ndryshimet pozitive në portin e Durrësit, duke u ndalur veçanërisht në projektet e infrastrukturës portuale, pjesë e investimeve të ardhshme.

Përfaqësuesit nga Greqia thanë se një projekt të ngjashëm për shtimin e sipërfaqes së kalatës dhe thellimin e basenit e kanalit hyrës të tij, kompania që ata drejtojnë po e realizon në një nga portet e Ukrainës.