Ky vit pritet të jetë i mbarë për turizmin në Shqipëri. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, rezulton se gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 është rritur me 30% numri i jahteve dhe anijeve turistike që kanë hyrë në hapësirën detare të vendit tonë.

Ndonëse ende nuk kanë filluar muajt e pikut të sezonit turistik korrik-gusht, rezulton të kenë hyrë 508 jahte dhe veliera ashtu sikurse 43 tragete turistësh.

Treguesit më të lartë i mban Porti i Sarandës ku gjatë kësaj periudhe të parë të vitit kanë hyrë 276 jahte e veliera dhe 43 tragete turistike.

Në Portin e Durrësit rezulton të kenë hyrë 112 jahte ndërsa në atë të Vlorës 90 të tillë. Nuk ka mbetur pa vizitorë as Shëngjini ku janë regjistruar të kenë hyrë 30 jahte e veliera.