2.5 ton drogë nga porti i Durrësit, zbulohen detaje për nënkomisarin Lelaj

Postuar: 07/12/2017 - 17:15

   Grupi kriminal, i cili trafikoi 2,5 ton kanabis nga porti i Durrësit në janar të këtij viti ka qenë aktiv që prej vitit 2014. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nënkomisari i policisë, Festim Lelaj ka lejuar kalimin nga porti i Vlorës të një sasi prej 350 kilogramësh kanabis.

Lelaj në atë kohë punonte si punonjës i Policisë Kufitare në këtë port. Në dosjen e prokurorisë thuhet se oficeri i policisë ka bashkëpunuar ngushtë me dy të arrestuarit e tjerë Aurel Laze dhe Skënder Siceqa, të cilët transportuan me kamion drogën drejt Italisë.

Ky është vetëm një nga rastet që zyrtari i policisë ka ndihmuar grupin, ndërsa dyshohet se drejt Italisë kanë kaluar disa ngarkesa me kanabis.

12 të arrestuarit e këtij grupi pritet të dalin para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e premte. Mësohet se prokuroria do të kërkojë arrest me burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe trafik droge.

Në bazë të hetimeve, të arrestuarit ndër ta oficerë të policisë së portit të Durrësit dhe doganierë dhe agjente doganorë kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin, duke lejuar kalimin e 2.5 ton drogë, Janarin e kaluar në Ankona./tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e prokurorisë së rrethit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 personave, mes tyr

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi orët e vona të së mërkurës aksidenti i rëndë me pasojë dy të vdekur në Maminas, një vajzë

   Raporti i organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 91-të, duke

   Në dy ditët e fundit, pranë redaksisë së DurrësLajm kanë mbërritur video dhe foto të qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore për

   Reforma e Shërbimeve Administrative ka dhënë efektin e parë për të gjtihë qytetarët që përballeshin me radhët e gjata në Zyrat e Regji

   Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.

   Në raportin e fundit vjetor të nxjerrë nga shërbimi sekret italian, shqiptarët kanë rezultuar kërcënim i madh për sigurinë vendase.

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një shkak madhor për humbjen e jetës dhe plagosjeve në vendin tone.