3 deputetë britanikë në mbrojtje të shqiptares shtatzënë: Mund të vritet nëse deportohet

Postuar: 12/07/2018 - 13:44

Tre deputetë në Norfolk të Britanisë së Madhe janë bërë bashkë kundër vendimit të Zyrës së Emigracionit (Home Office), për të mos deportuar një grua shqiptare, pasi i druhen faktit se ajo mund të vritet nëse kthehet në atdhe.

Clive Lewis, Richard Bacon dhe George Freeman besojnë se nëse nëna shqiptare, e cila ka një fëmijë dhe është në pritje të një tjetri, do të detyrohet të largohet nga Britania e Madhe, ajo mund të bjerë viktimë e vrasjes për çështje nderi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, shqiptarja besohet se u largua nga Shqipëria drejt Britanisë gjatë kohës që ishte shtatzënë, rreth dy vite më parë. Ndonëse ishte integruar mirë në Norwich, aplikimi i saj për të qëndruar u refuzua, pa mundësi për ta apeluar këtë vendim.

Fundjavën e javës së shkuar, ajo u informua nga Zyra britanike e Emigracionit për vendimin që duhej të largohej dhe iu dhanë vetëm 7 ditë kohë.

“Shqipëria është një prej vendeve me përqindjen më të lartë të vrasjeve për shkak të nderit në Europë. A do ta shohë qeveria nga afër rastin e kësaj gruaje, e cila po qëndron në shtëpinë e terapistes së saj, për të ulur sa më shumë rrezikun që t’i shkaktojë dëme vetes dhe që nëse do të deportohej në Shqipëri me gjasë që të nesërmen do të mbetej viktimë e vrasjes për nder”, shtroi pyetjen deputeti britanik Bacon.

“I kam shkruar Ministrit të Brendshëm dhe e kam ngritur si çështje në parlament dhe institucioneve përkatës. Kam folur gjithashtu me Ministrin e Emigracionit dhe kam besimplotë se Clive, George dhe unë do të mund të zhvillojmë një takim që të mund të tentojmë për ta zgjidhur këtë çështje”, tha Bacon më tej duke folur për mediat britanike.

Deputeti shprehet se rreziku që kjo grua mund të vritet në Shqipëri është i madh, pasi sipas tij në disa zona rurale të Shqipërisë vrasje të tilla mbeten të larta.

“Terapistja e saj ka punuar me këtë grua për disa kohë dhe që prej rrezikut të deportimit, ajo u ofrua që ta merrte në shtëpi”.

Në artikullin e publikuar në mediat britanike, që për shkak të ruajtjes së privacisë emri i shqiptares nuk bëhet i ditur, shkruhet gjithashtu se në Shqipëri vrasjet për shkak të nderit kanë një traditë të gjatë.

Deputetët britanikë shprehen gjithashtu të shqetësuar për shëndetin e fëmijës së saj 2-vjeçar. Sipas tyre, ai nuk duhet të vihet në rrezik duke u deportuar. Sipas tyre gruas shqiptare duhet t’i jepet e drejta e saj për të qëndruar, për hir të “shëndetit të saj mendor dhe atë të fëmijës së saj”./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moti për këtë të shtunë do të karakterizohet me kthjellime, të cilat do të dominojnë në të gjithë vendin.

   Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit.

   Të gjithë kullat e vrojtimit kanë ngritur flamurin jeshil këtë fundjavë.

   Në kuadrin e Trilateralit të Adriatikut, më 20 korrik në Budva, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në

   Me qëllim për të frenuar ecjen me shpejtësi të lartë dhe për të shmangur aksidentet, policia ka vendosur që të vendosë radarë në rrugë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pasi u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar kështu vet

Një pemë e vjetër shekullore, arrë e egër, lartësia e së cilës shkon deri në 50 metra, është duke u prerë nga punonjësit e ndërrmarrjes s

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Salento të Italisë si i ftuar i nderit në eventin e rëndësishëm "Çmimi i kulturës Pio Alfer

Në kushte të rënda higjieno-sanitare, por dhe të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, tre kasapë në Berat janë gjobitur nga ana e Au

Nga 800 gjyqtarë e prokurororë të cilët po i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, 200 janë cilësuar paraprakisht të papërshtatshëm n