Ditën e djeshme Drejtoria e Doganave në Portin e Durrësit, bllokoi një sasi prej 6100 koli cigare me vlerë 610 mijë euro, pasi ishin të pa pajisura me pulla fiskale.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje, Drejtori i Drejtorisë Operacionale në këtë port, Fatjon Sulaj, ka dhënë dorëheqjen.

Sulaj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale aktin e dorëheqjes nga posti të cilin e mbante prej katër vitesh, duke e konsideruar si një akt demokracie.

STATUSI I PLOTË

"Dorëheqja një akt themelor qytetarie dhe demokracie. Falenderoj eprorët për besimin, kolegët për mbështetjen, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë rrugëtim të gjatë që patëm bashkë".