8 bashki nderohen me çmime dhe vlera monetare

Postuar: 06/12/2017 - 16:41

   Tetë bashki kanë fituar çmime për praktika të mira në qeverisjen vendore në kuadrin e nxitjes që Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Zvicrës i japin bashkive të reja për zbatimin e Strategjisë së Decentralizimit dhe konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale. Konkursi u organizua nga Ministria e Brendshme dhe “Programi për Decentralizim e Zhvillim Vendor” (DLDP), që zbatohet nga “Helvetas Swiss Intercooperation” dhe financohet nga Qeveria Zvicerane.

Një çmim në total prej 30,000 frangash zvicerane iu dha 5 bashkive (Vau i Dejës, Lezhë, Sarandë, Korçë, Vlorë). Ndërsa, katër çmime me nga 5,000 franga zvicerane u fituan nga bashkitë: Shkodër, Mat, Korçë dhe Fier, të përzgjedhura si praktikat më të mira në nivel rajonal. Një çmim i veçantë si “Vlerësim nga Shoqëria Civile për Praktikat e Mira të Bashkive” i shkoi Bashkisë Vlorë. Praktikat fituese përfshinin shërbime të përmirësuara turizmi, zyra me një ndalesë, qendra për qytetarë me aftësi të kufizuara, si dhe informimi e komunikimi për qytetarët.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf, Kryetarë dhe përfaqësues të Bashkive, përfaqësues nga institucione qendrore e organizata të huaja, donatorë të ndryshëm etj.

Gjatë ceremonisë u paraqit edhe Raporti i Monitorimit të Procesit të Decentralizimit – një punë e kryer nga Programi zviceran për Decentralizim e Zhvillim Vendor (DLDP), i cili tregon mbi ecurinë e decentralizimit dhe përshkruan nivelin e arritjeve apo të sfidave që ndeshen në këtë proces.  Sipas Raportit, rezulton një rritje prej 19% krahasuar me vitin 2016-të e transfertës së pakushtëzuar për qeverisjen vendore nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, të ardhurat e Bashkive nga taksat dhe tarifat vendore, janë rritur me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konkursi Kombëtar i Praktikave të Mira nga qeverisja vendore ka si qëllim pikërisht evidentimin e përpjekjeve të bashkive për t’iu përgjigjur sfidave që kanë dalë nga zbatimi i reformave, dhe shpërblimin e disa prej nismave më të mira prej këtyre bashkive. I zhvilluar për të dytin vit radhazi, ky Konkurs synohet të kthehet në një traditë që nxit ndërveprimin mes niveleve të qeverisjes dhe mbështet performancën e Bashkive.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi orët e vona të së mërkurës aksidenti i rëndë me pasojë dy të vdekur në Maminas, një vajzë

   Raporti i organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 91-të, duke

   Në dy ditët e fundit, pranë redaksisë së DurrësLajm kanë mbërritur video dhe foto të qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore për

   Reforma e Shërbimeve Administrative ka dhënë efektin e parë për të gjtihë qytetarët që përballeshin me radhët e gjata në Zyrat e Regji

   Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.

   Në raportin e fundit vjetor të nxjerrë nga shërbimi sekret italian, shqiptarët kanë rezultuar kërcënim i madh për sigurinë vendase.

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një shkak madhor për humbjen e jetës dhe plagosjeve në vendin tone.

Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të përkohshme në të gjithë Shqipërinë.