Për rreth një orë ish-ministri i Transportit Haxhinasto ka dëshmuar sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan që po hetohen pas padisë së KLSH dhe ministrit Gjiknuri.

Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i LSI-së  pas daljes nga Krimet e Rënda u shpreh se dëshmoi për kohën që ka drejtuar politikisht ministrinë.

Ai dëshmoi në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por ndaj tij ende nuk ka asnjë akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

"Jam thirrur për të dëshmuar për projektin e rrugës Tiranë- Elbasan që është në hetim. Jam pyetur për ato gjëra, për përgjegjësitë e mia si drejtues politik për një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Dëshmova ato gjëra që di" deklaroi ai.