Dy automjete janë përplasur kokë më kokë pak minuta më parë në rrugën e re të portit, në Durrës.
Siç duket nga fotot që kanë mbërritur në redaksinë e DurrësLajm, njëri nga automjetet e përfshirë në aksident është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme.
Mësohet se një person ka mbetur i lënduar tek të dyja këmbët dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Nuk dijhet ende identiteti i personit që ka mbetur i plagosur në aksident.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.