Një aksident i rëndë është regjistruar disa minuta më parë në hyrje të qytetit të Durrësit, pranë semaforit tek unaza e qytetit.

Një automjet tip “Audi” është përplasur me një motor në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Nga gazetarja e DurrësLajm që ndodhet në vendngjarje mësohet se burri është aksidentuar rëndë dhe ka qenë pa ndjenja në momentin që është marrë me urgjencë nga ambulanca për t’u dërguar në spitalin rajonal.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij që ka mbetur në vendngjarja ka qenë e shokuar dhe e mbuluar nga gjaku.

Automjeti që u përfshi në aksident ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit të përplasjes.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe normalizimin e trafikut. E gjithë zona është rrethuar me kordon policie deri në mbarimin e procedurave të grupit të ekspertizës.

Nuk dihet ende identiteti i personit që mbeti i plagosur rëndë. Drejtuesi I mjetit tip Audi po merret në pyetje nga policia.