30-vjeçarja e cila shkaktoi aksidentin e rëndë me dy viktima mëngjesin e sotëm në zonën e Golemit është ndaluar nga policia.

Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit Ilda Parroj, është shfaqur në një gjendje të rënduar psikologjike, pa mundur të japë shumë shpjegime në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën Edlira dhe Xhemil Pisku, 34 dhe 69 vjeç.

"Nuk e di se çfarë ka ndodhur". Është kjo fjalia që ka thënë para policisë Parroj, e cila pritet të përballet me akuzën e aksidentit me pasojë vdekjen, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet.