Autoritetet vendore në Durrës do të organizojë përgjatë gjithë kësaj jave një aksion të përgjithshëm me ndërrmarrjet në varësi për pastrimin e territoreve në të gjithë qarkun e Durrësit, duke përfshirë Krujën e hapësirat rreth aeroportit të Rinasit.   

Nga shëtitorja bregdetare “Taulantia” në Durrës e deri tek ura e Gjolës dhe në çdo zonë tjetër është duke u bërë pastrimi nga ndërrmarrje e shkolla në bashkëpunim.

Aksioni ka përfshirë të gjitha institucionet publike dhe do të vijojë pa ndërprerje tha në një prononcim për DurrësLajm prefekti i Durrësit, Roland Nasto.

Durrësi ka vijën bregdetare me gjatësi më të madhe e më të shfrytëzueshme në republikë.

Por edhe kalaja e Skënderbeut në Krujë është një tjetër pikë e cila tërheq interesin e mijëra vizitorëve të huaj e vendas çdo vit.

K.H.