Që nga fillimi i muajit shkurt, grupet e Task-Forcës së Ujësjellës Kanalizime Durrës kanë kryer 445 kontrolle dhe verifikime në biznese të llojeve të ndryshme duke mbajtur procesverbalet përkatëse. Në këto kontrolle janë konstatuar 5 lidhje të paligjshme për të cilat janë bërë kallëzimet penale si dhe është ndërprerë furnizimi me ujë për 59 biznese debitore.

35 kontrata biznesesh janë bërë aktive se rezultonin si pasive në sistem. 33 kontrata familjarësh janë denoncuar nga Task Forca dhe janë kthyer në kontratë biznes. Po për të njëjtën periudhë në sportelet e UKD-së janë realizuar 175 akt-marrëveshje me abonentë familjarë dhe biznese, 140 kontrata të reja si dhe 399 matësa që po instalohen në zona. ndryshme.

UKD bën me dije se po merren masa dhe për punonjësit përgjegjës të këtyre anomalive të gjendura në terren.