Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të paluajtshme të shtetasve Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.

Procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 K.Penal, “Trafikimit të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a K.Penal, “Tregtimit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize”, parashikuar nga neni 76 K.Penal si dhe për vepra të tjera penale.

Çështja iu kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.106, datë 18.05.2010 “Për bashkërendimin e raporteve mes Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorisë për Krime të Renda” (pika 3).

Në bazë të nenit 3/1/c të ligjit nr.10192 dt.03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundrejt pasurisë”, mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të palujatshme të shtetasve Shpëtim, Vladimir, Agur, Jonida Çilotaj, si më poshtë:

Pasuritë e subjektit Agur Çilotaj:

-Në Fier, Njesi (Studio Piktori), me sip.40 m2.

-Apartament banimi 91.25 metër katror në Sarandë.

-Apartament 89.29 metër katror.

-Tokë truall 2721 metër katror, në Shkallnuar, Durrës dhe tre ndërtesaa sociale 509 metër katror, total 1500 metër katror ndërtim.

Pasuritë e subjektit Vladimir Çilotaj:

-Apartament 98 metër katror.

-Truall 500 metër katror në Golem.

Pasuritë (ndërtim i paligjshëm) e shtetasit Vladimir Çilotaj, për të cilat ka aplikuar në zyrën e ALUIZNI-it Fier.

Pasuritë e shoqërise “Çilotaj Group ltd” shpk:

-Godinë 290.6 m2, në emër të “Çilotaj Group Ltd”.

-Godinë 290.6 m2.

-Truall 6134 m2 truall dhe 2460.2 m2 ndërtesë.

-Truall 3020 m2 në emër të “Çilotaj Group”.

-Truall 2000 m2, Golem.

-Apartament 98 m2.

-Prona e llojit apartament 64.60 m2.

-Prona e llojit apartament 98 metër katror

Pasuritë e shoqërisë “Ladi 2008” sha:

-Pasuria e llojit Arë 6000 m2

-Pasuria godinë banimi dhe shërbimi 9 kate në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Pasuritë e subjektit Jonida Çilotaj:

-Pasuria 82 metër katror, apartament.