Në adresë të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe të grupeve parlamentare, Sindikata  e Artistëve të Skenës e Ekranit dhe e Teatrit dërguan një letër të hapur ku e cilësojnë atentat ndaj kulturës projektligjin e hedhur për konsultim nga Ministria e Kulturës që çon në shembjen e godinë së Teatrit Kombëtar.

Aktor i karrierës Robert Ndrenika e quajti mungesën e ministres dhe deputetëve të mazhorëncës  në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik si fillimin e luftës mes artistëve dhe qeverisë.

Artistët i kërkuan deputetëve të opozitës të ardhur edhe nga komisione të tjera ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për projektin e propozuar nga qeveria për prishjen dhe ndërtimin e një teatri të ri. Edhe në një reagim të tijin, Kreu i Shtetit Ilir Meta i bën thirrje qeverisë dhe Kryetarit të Bashkisë të bëjnë transparencë, të dialogojnë me artistët në dobi të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, që deri më tani me gjithë kërkesat e vazhdueshme të artistëve për takim nuk ka ndodhur.

Seanca  e radhës dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar është caktuar në 19 Qershor, ku Ministrja e Kulturës ka konfirmuar praninë e saj. Të Premten, komuniteti i artistëve do të kalojë në një formë tjetër të protestës, ata do të qëndrojnë 24 orë në ambientet e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij deri sa qeveria të tërhiqet nga vendimi për ta shembur.