AKU bllokon 180 kg djathë me niseshte në Tiranë, zbulohet furnizuesi

Postuar: 22/07/2018 - 13:43

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural nëpërmjet Auteritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve të vazhdueshme ndaj çdo subjekti tregtar, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Kështu, gjatë një kontrolli në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, inspektorët e AKU-së kanë bllokuar 180 kg produkt djathi, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte. Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua që subjekti me Nipt L52026101D ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore Nr. 2 datë 15.7.2018, nga subjekti Alfred Hila në Shkodër me Nipt K46823021D.

Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin e lartpërmendur, nga ku konstatoi që subjekti, me Nipt K46823021D, kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve. Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer.

Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas procedurës do të asgjësohet. AKU gjykon që është e dukshme kryerja e veprës penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, dhe këtë rast do e depozitojë me shkresë në Prokurori, në kuadër të bashkëpunimit operacional.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, garanton të gjithë konsumatorët që do të vazhdojë të jetë viligjente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentet e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizmin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Konfuzioni është krijuar nga doganierët greke dhe jo nga policia kufitare greke.

   Gjatë periudhës 3- 14 shtator të këtij viti, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi në

   Megjithëse impianti i ujërave të zeza është venë më funksion në plazhet e Durrësit, mungesa e nyjeve hidrosanitare publike bën që ky b

   Jeta e tyre u nda në mes në moshë shumë të re, në 14 gusht 2018.

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të

   Nje vere jo e paqte kjo e ketij viti. Lekundjet e termetit nuk jane ndaluar, duke u regjistruar goditje te reja thuajse perdite.

   Pas përfundimit të mandatit, zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz largohet nga Shqipëria.

   Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin ton

   Shqipëria bën pjesë te vendet me aktivitet të lartë sizmik.

   Përmes një deklarate, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar ndryshimin e çmimeve të teksteve shkollore për sistemin e ri