Alarm/ Shqiptarët po hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe ...

Postuar: 12/12/2017 - 14:58

Një studim i fundit i shoqatës Albanian Food Industry nxori në pah se produktet që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona, në një pjesë të mirë të rasteve dështojnë në testet e sigurisë. Të pakta janë ato ushqime të cilat nuk kanë shfaqur probleme dhe përmbushin standardet e kërkuara dhe kjo më shumë lidhet me frutat dhe lëngjet e tyre.

“Nga gjetjet rezulton se kategoria fruta-perime është 100% pa probleme dhe me parametra brenda normave europiane. Ky është një tregues pozitiv përsa i përket kësaj grup kategorie që tregon se fermerët apo kompanitë që merren me kultivimin e fruta perimeve janë të kujdesshëm në përdorimin e substancave gjatë mbjelljes, rritjes dhe kultivimit të tyre.

Përsa i përket kategorisë së lëngjeve të frutave, 100% e tyre rezultuan me nivelin e metaleve në përbërjen e tyre, brenda normave. Kjo tregon që prodhuesit janë të ndërgjegjshëm përsa i përket lëndëve të para, kushteve higjeno-sanitare në stabilimente, përbërësve dhe paketimit të kësaj kategorie” thuhet në studim

Mishi me ngjyrues

I njëjti studim mori  në analizë produktet e kategorisë së mishit, ku të paktën 15 % e produkteve të analizuara rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale. “Kjo tregon që kushtet higjeno sanitare në të cilin ruhet, transportohet apo përpunohet mishi nuk janë sipas parametrave të lejuar nga normat kombëtare dhe ndërkombëtare. 20% e tyre rezultoi me prezencë të mundshme të ngjyruesit E 120. Ky element shërben për ta bërë mishin të duket sa më i freskët” thuhet në studim.

Por pavarësisht elementëve të mësipërm duket se njëri nga kampionet e marrë për testim ka rezultuar pozitiv edhe ndaj salmonelës.

Vaj ulliri? Shitet si i tillë por nuk është në të vërtetë

“Përsa i përket vajrave të analizuar, parametrat e tyre rezultuan brenda normave për 80% të tyre. Për një nga vajrat e ullirit të testuar, rezultoi se parametrat e tij nuk përputhen me ato të vajit të ullirit, ekzaminimi spektrofotometrik dhe metilet e jashtme të acideve yndyrore rezultuan jashtë normave. Përqindja e ulët e acidit oleik tregon se ky nuk është vaj ulliri. Kjo tregon që subjekti në kundërshtim me ligjin tregton një produkt që etiketa nuk përputhet me përmbajtjen” thuhet ne studim

Qumështi me aflatoksinë dhe gjalpi me vaj palme

Në analizë janë marrë qumështi dhe nënproduktet e tij ku nga 8 produkte dhe nënprodukte të dy prej tyre (25 Wacko rezultuan me aflatoksinë, (një nga produktet e qumështit të testuar dhe një nga produktet e kosit). “Alflatoksina M1 gjendet tek produktet e bulmetit dhe është një nga toksinat më të rrezikshme që ekzistojnë [10]. Ajo mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë dhe kancer që rezulton nga aktivizimi i P450 në epoksid i cili prek  28 ADN [9]. Ndërsa qumështi i fshatit i tregtuar në bidon 1.5 kg rezultoi me ngarkesë të lartë mikrobiale. Kjo tregon që procesi i mjeljes, transportit paketimit, dhe/ose ruajtjes nuk i respekton parametrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Një nga produktet e gjalpit me sasi të acidit oleic më të lartë se normat e lejuara ndërsa një nga produktet e djathit me sasi të acidit palmitic më të lartë se normat e lejuara. Kjo tregon që subjekti në kundërshtim me nenin 36 të ligjit të ushqimit nuk tregon përbërësin ‘vaj palme’ në etiketë. Produktet e tjera nuk paraqesin probleme” nënvizon studimi.

I njëjti publikim nënvizon rolin që kanë institucionet që kontrollojnë zinxhirin ushqimor i cili shfaq problematika që lidhen nga mbivendosja e kompetencave tek mangësitë ligjore si dhe njohuritë e cunguara të stafeve që vijnë si efekt i paqëndrueshmërisë së tyre në detyrë nga lëvizjet e shpeshta.

Në fund studimi rekomandon edhe disa masa që mund të merren për të përmirësuar sigurinë ushqimore.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka fituar dëshminë e trashëgimisë në gjykatën e Tiranës, dh

   Një 18-vjeçare nga Shqipëria është krenaria e kolegjit St. Francis në Brooklyn për këtë vit.

   Metodi Marku, shprehet se fundjava do të shoqerohet me reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje sidomos në zonën e

   Shërbimi i Urgjencës në Pediatrinë e QSUT po përballet me një fluks tepër të lartë urgjencash, pasi për shkak të gripit sezonal, numri

   Ditën e sotme, Departamenti i Pedagogjisë i FE të UAMD-së organizoi në Muzeun Arkelogjik të qytetit të Durrësit, workshop-in “Gjer

   Arrin në 20 numri i të prekurve nga virusi i fruthit në vendin tonë.

Detaje të reja janë mësuar sa i përkes sasisë së heroinës që u kap në autobusin e linjës Korçë – Selanik gjatë kontrollit në Kapshticë.

Flutura Kona, kryetare e grupit të Këshilltarëve të LSi- së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, është shprehur kundër ndërtimit të projekt

Ministria e Drejtësisë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimev

Pas tentativës dhe kërcënimit se nëse nuk do të takonte Arta Markun do të vetëflijohej, kryeprokurorja ka pritur në një takim një çift ng