Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy shqiptarët mes viktimave të shembjes së urës në Gjenova mesditën e 14 gushtit.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada shpreh ngushëllimet për të familjarët e viktimave ndërsa bën me dije se do të jetë në dispozicion të tyre.

"Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rende per humbjen tragjike te jeteve te dy te rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina ne aksidentin tragjik ne uren Morandi ne Genova. 

Duke u shprehur ngushellimet e sinqerta familiareve te viktimave Ambasada eshte ne dispozicion te te afermeve per te gjithe asistencen e nevojeshme." shkruhet në njoftimin e ambasadës.