Ambasada e SHBA-së jep njoftim të rëndësishëm për vizat: Nëse mendoni se po ju mashtrojnë…

Postuar: 12/07/2018 - 10:59

Ambasada amerikane ka këshilluar sot gjithë të interesuarit për viza në SHBA të jenë të kujdesshëm dhe të mbrohen nga mashtrimet në internet.

Me një sqarim në faqen e vet në “Facebook”, ambasada këshillon gjithë shqiptarët se “Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike”.

Mesazhi i ambasadës:

️ | Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë - më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t'ju ndihmuar! #AskAnna 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ultësira Perëndimore dominohet nga moti i kthjellët, por kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në Lindje dhe Juglindje të vendit.

Gjatë natës që lamë pas dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, tri goditje të tjera tërmeti janë shënuar në vend.

   Po bëhen 5 ditë nga vrasja e Boran Bercanës dhe Silvi Ndocit, çiftit të ekzektuar orët e para të së dielës në Shkodër.

   Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori do të përballet mesditën e së premtes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

   Prokuroria e Tiranës këmbëngul në shpalljen fajtor të deputetit Tom Doshi për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

   Luigi Soreca emërohet ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.

   Qindra apo mijëra ton mbetje urbane, kryesisht plastike, depozitohen në brigjet kroate çdo vit nga Shqipëria nëpërmjet rrymave detare.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, ka nxjerrë një urdhër për gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sinoptikanët parashikojnë që i nxehti afrikan që ka përfshirë një pjesë të Europës, nuk do të kursejë edhe vendin tonë përgjatë fundjavës

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ngritur alarmin për falsifikimin e pijeve dhe futjen e tyre kontrabandë.