Aneta Rama, e ëma e kryeministrit, Edi Rama ka marrë një dekoratë të veçantë.

Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut i ka akorduar sot urdhrin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”.

Ky titull iu akordua Dr. Aneta Ramës me rastin e 100 vjetorit të klinikës së parë dentare në qytetin e Vlorës.

Vendimi nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Stomatologut u mor më 16 mars të këtij viti me motivacionin “kontribut i veçantë në themelimin e stomatologjisë shqiptare”.