Ankesat e qytetarëve, Gjonaj: Janë shkarkuar 46 zyrtarë në Hipoteka dhe tek ALUIZNI

Postuar: 15/04/2018 - 13:56

Pas ankesave në portalin qeveritar "Shqipëriaqëduam", Ministria e Drejtësisë ka vendosur shkarkimin e 46 zyrtarëve kryesisht në Hipoteka, por edhe në agjencinë e ALUIZNI-t. 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije këtë të diel vendimet e marra prej saj, ndërsa shtoi se janë paralajmëruar edhe 15 zyrtarë të tjerë, të cilët siç tha ministrja do të shkarkohen nëse nuk përmirësojnë punën e tij.

"Si rezultat i kësaj analize, 35 shkarkimeve të lajmëruara më parë, ju shtohen sot edhe 46 shkarkime të tjera të punonjësve të Hipotekës më së shumti, edhe ALUIZN-t. Po ashtu është urdhëruar paralajmërimi për shkarkim nga detyra të 15 punonjësve të tjerë, të cilët në rast të përsëritjes së këtyre problemeve do të shkarkohen dhe ndiqen edhe penalisht sipas rastit. Për 29 punonjës të administratës është marrë masa "vërejtje me shkrim". Nga ana tjetër, po shqyrtohen veprat penale për çdo të shkarkuar nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZN-t. Kushdo që vonon për qëllime korruptive apo thjesht vonon për neglizhencë qytetarët në marrjen në afat të shërbimit që u takon sipas ligjit është dhe duhet të konsiderohet problemi ynë i përbashkët."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton gjithë abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë

   Regjistrohet një tjetër lëkundje sizmike, këtë herë në Kavajë.

   Vdekja tragjike në një aksident rrugor e 25-vjeçarit nga Durrësi Xhemal Goga ka lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e të r

   E ndërtuar 85 vite më parë, godina simbol e qytetit të Durrësit, që shërben si degë e Bankës Tregtare pritet t’i nështrohet rikonstruk

   Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarivić zhvillon nesër vizitë në Durrës, interes i madh nga qytetarët durrsakë.

Tërmetet e njëpasnjëshme vazhdojnë të lëkundin Shqipërinë e Mesme në këtë sezon veror.

Helmimet nga ushqimi bëhen më të shpeshta gjatë stinës së verës, kryesisht për shkak të kushteve në të cilat tregtohen dhe ruhen produkte

Zyra antikorrupsion e kryeministrit prej dy ditësh ka zbarkuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës.

Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen duke dhënë një intervistë për “Shqipta

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga organet e Vettingut.