Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë apel të gjithë përdoruesve të makinave që të mos konsumojnë alkool kur janë në timon pasi destinancioni i tyre do të jetë në komisariat.

Ndërkohë, rrugorët kanë publikuar një video, ku një shofer ka kaluar limit e konsumimit të alkoolit, policia thotë se “në rast se do konsumosh alkool dhe do drejtosh mjetin nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, destinacioni është në?????????”.

Postimi i plotë:

Me Policinë Rrugore të Tiranës. Kontrolle me Drager e Radar në të gjitha rrugët e Tiranës për parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtuesi i mjetit, 36-vjeçari K.D drejton mjetin në gjendje të dehur në masën 0.81 mg/l. Fundjava shijohet edhe duke përdorur mjetet e transportit publik, se në rast se do konsumosh alkool dhe do drejtosh mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, destinacioni është në ?????????.