Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Mësohet se Veliu po zhvillon takime në kuadër të hetimeve për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Portin e Durrësit.

Për sasinë rekord të kokainës që u sekuestrua më 28 shkurt në Durrës është arrestuar Arbër Çekaj, pronari i kompanisë së bananeve që kishte bërë porosinë nga Kolumbia. Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet që të ekstradohet në Shqipëri. Të arrestuar për këtë trafik ndërkombëtar droge janë edhe Armand Pezaku dhe Donald Lushaj, të cilët pritën ngarkesën në port.