Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Genova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë duke publikuar një foto në faqen e tij në “Facebook” duke falënderuar Zotin. Avokati Vishaj shkruan se kishte kaluar urën 9 minuta para tragjedisë.

“Faleminderit Zoti im. Pas 9 minutash ndodhi tragjedia këtu në Genova”, shkruan Vishaj.

Ura Morandi u shemb sot pak pas mesditës duke marrë me vete dhjetëra automjete dhe duke shkaktuar dhjetëra viktima.