Azilkërkuesit: Kemi paguar 3 mijë euro për të ardhur në Shqipëri

Postuar: 17/06/2018 - 16:51

“Quhem Navid, jam 28 vjeç dhe vij nga Afganistani. Për shkak të luftës lashë shtetin e Afganistanit dhe erdha këtu. Edhe pse prej 1 viti e 8 muaj ndodhem në Tiranë, dua të shkoj në gjermani dhe më pas në Austri, atje ku ndodhet familja ime.”

Navidi jeton në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru. Në këtë qendër ka edhe të tjerë nga vendi i tij, Siria apo Iraku.  Kanë paguar deri në 3 mijë euro deri sa kanë mbërritur në Shqipëri.

“Rruga që ndoqa për të ardhur deri këtu ishte nga Irani, në Greqi dhe me pas në Shqipëri. Madje për të mbërritur deri këtu kam paguar gati 2-3 mijë euro.”

Një tjetër azilkërkues thotë: “Jam nga Siria dhe prej dy ditësh ndodhem  këtu në qendër. Kam udhëtuar nga Turqia në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Për një udhëtim kam paguar 600 Euro, por dua që të shkoj në Gjermani, pasi familja dhe gruaja ime ndodhen atje.”

 Ky azilkërkues nga Turqia denoncon policët kufitarë të Malit të zi se janë treguar shumë të ashpër dhe u kanë marrë gjithçka çfarë kishin me vete.

“Kam ardhur nga Turqia në Shqipëri pasi jam në hasmëri siç thoni ju shqiptarët. Këtu në azil jam prej 7-8 muajsh. Rruga që ndoqa është Turqi, Serbi dhe më pas në Mal të Zi. Policët kufitarë në Mal të Zi ishin mjaft të ashpër dhe na morën gjithçka çfarë kishim, dokumente, telefona dhe paratë. Nuk dua të shkoj në asnjë vend tjetër, mendoj të qëndroj këtu dhe të krijoj familje.”

Që prej janarit të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë mbi 2 300 emigrantë të paligjshëm. Muajt e fundit fluksi është gjithnjë në rritje dhe mbi 1 600 prej tyre kanë kërkuar azil në vendin tonë. Në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve nuk ka më kapacitet për pritjen e tyre.

“Çdo ditë me dhjetëra të huaj hyjnë dhe dalin nga kjo portë. Në Qendrën Kombëtare pritëse të Azilkërkuesve, këtë të diel janë akomoduar mbi 180 persona.”

E përmendur nga mediat e huaja si një prej vendeve që mund të strehojë emigrantë, Shqipëria nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga Bashkimi Europian, por prej kohësh ajo është një rrugë e re kalimi për ata që largohen nga vendet e tyre në kërkim të Europës. /Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sinoptikanët parashikojnë që i nxehti afrikan që ka përfshirë një pjesë të Europës, nuk do të kursejë edhe vendin tonë përgjatë fundjavës

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ngritur alarmin për falsifikimin e pijeve dhe futjen e tyre kontrabandë.

Paraditen e kësaj të enjteje, dy persona ende të paidentifikuar kanë rrahur para Prokurorisë së Durrësit, avokatin e njohur Ilia Ilia.

Departamenti i Marketingut në Fakultetin e Biznesit, Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës, ka bërë me dije se duke filluar nga ky vit

Për çdo vit në sezonin e verës, breshkat e detit dalin jashtë ujit dhe lëshojnë vezët e tyre në plazhet me rërë në rajonin lindor dhe jug

Vijojnë ndryshimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se me firmën e kryeprokurores, Arta Marku, prokurori Genti Osmani, nga sekt

Policia Kufitare e Rinasit vijon shpërndarjen e fletëpalosjeve të prodhuara enkas për turistët e huaj si dhe për pushuesit shqiptarë që j

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme/të paluajtshme të shtetasv

Media belge “La Dernier Heure” ka publikuar një shkrim tjetër për të shumëkërkuarin Safet Rustemi, i cili sipas tyre ndodhet në qytetin e

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar disa orientime lehtësuese për të gjithë shtetasit shqiptarë që aplikojnë për një vizë amerikane