Fillimisht u dyshua si zjarr aksidental, por tani shtëpia e familjes Hoxhallari në Vlorë është mbushur me efektivë policie që po e studiojnë si skenë krimi ngjarjen dhe po marrin në pyetje shumë persona.

Edhe vetë bashkëshortja e viktimës po merret në pyetje. Gjithashtu në polici janë shoqëruar edhe kunata e viktimës, që kanë pasur konflikt prej kohësh për një shumë lekësh të vjedhur nga bashkëshorti i saj që aktualisht ndodhet në burg, raportoi gazetari Enrik Mehmeti per BalkanWeb nga shtepia e shkrumbuar e viktimave.

Ekspertiza mjekoligjore përcaktoi shkakun e vdekjes së 43-vjeçarit, i cili ka pasur shembje në kokë, ndërsa 73-vjeçarja ka pasur shenjë në qafë.

Si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në lagjen "1 Maji" kanë humbur jetën nënë e bir, Selkie dhe Novruz Hoxhallari. Pritet që dy viktimave t’u bëhet një ekspertizë më e thelluar mjeko-ligjore.

I afërmi i tyre pak më herët i kontaktuar nga News24 dhe BalkanWeb ka treguar tmerrin pas ngjarjes tragjike.

"I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare. Të qarat e fëmijës larguan nënën e të miturin nga banesa" është shprehur ai.

Nga dyshimet e para thuhet se banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.