Bashkia e Durrësit i bashkohet nismës kombëtare “Të pastrojmë Shqipërinë” (FOTO & VIDEO)

Postuar: 25/05/2018 - 17:59

   Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës kombëtare “Të pastrojmë Shqipërinë ” organizuar nga Green Line Albania në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Qeverinë Shqiptare, institucionet e qeverisjes vendore, dhe me përfshirjen e shumë organizatave të shoqërisë civile, studentë, vullnetarë, komunitetin e biznesit, Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, etj.

Kryebashkiaku Vangjush Dako dhe administrata e Bashkisë së Durrësit së bashku me shoqërinë civile dhe nxënësit e shkollave si dhe qytetarë të Durrësit kanë marrë pjesë në këtë nisëm për të pastruar qytetin dhe të gjithë vendin. 

Në shumë pika problematike të ndotura nga mbetjet urbane kanë marrë pjesë shumë persona për pastrimin e tyre. Strukturat dhe ndërmarrjet e Bashkisë së Durrësit ishin të shpërndara në të gjithë qytetin duke koordinuar punën nëpërmjet kordinatorëve të shoqërisë civile, shkollave , dhe qytetarëve  te thjeshtë aktivistë dhe vullnetarë të përfshirë në realizimin e këtij aksioni.

Punonjës të bashkisë, e institucione të tjera, nxënës shkollash si dhe shumë qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për pastrimin e qytetit. Angazhimi nga ana e Bashkisë së Durrësit është maksimal për pastrimin dhe për mbajtjen pastër të qytetit. Është domosdoshmëri që të bëhet një aksion i tillë sepse mjedisi është një komponent i rëndësishëm dhe të gjithë duhet të punojnë për të pasur një mjedis sa më të pastër dhe një qytet sa më të pastër.

Bashkia e Durrësit e ka dinamikë të përditshme pastrimin e qytetit por aksione të tilla japin një mesazh të rëndësishëm pasi me qëllim ruajtjen e mjedisit urban nga ndotja dhe dëmtimi duhet të sensibilizohen të gjithë qytetarët që jo vetëm në një dite por të kujdesen për ambientet e tyre dhe ato të përbashketa çdo ditë të vitit, për të jetuar sot dhe për të trashëguar nesër, një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me qëllim zhvillimin e porteve si Qëndra Inovacioni, Bashkia Durrës në partneritet me shumë shtetë anëtare të BE-së, është në fazën e zba

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.

Pak ditë më parë me propozim të Kryetarit të Bashkisë Has, Adem Lala Këshilli Bashkiak i Hasit ka vendosur me shumicë votash shpalljen “Q

Pronarët e mjeteve ujore të argëtimit janë ngritur në protestë ditën e sotme në plazhin e Durrësit.

Për të gjithë çiftet e martuara që duan të marrin një vizë amerikane, ambasada në Tiranë ka një njoftim të rëndësisëhm.

Gjatë dy ditëve të ardhshme në ujrat detare pranë Durrësit si dhe në një nga kalatat e portit do të xhirohen disa skena nga filmi artisti

E enjtja e 21 qershorit do të vijojë me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore, por më të dukshme vranësirat paraqiten

   Ditët e fundit kanë sjellë në territorin shqiptar një mot të pazakontë për stinën e verës.

   Matteo Salvini, zëvendëskryeministër, bashkëkryetar koalicioni dhe Ministër i Brendshëm i qeverisë së re italiane ka propozuar së fund

   Mbi dyzet të rinj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin “Youth Trail