Bastisen gjatë natës zyrat e Prokurorisë së rrethit të Durrësit.

“DurrësLajm” mëson se persona të paidentifikuar kanë vjedhur materiale të prokurorëve.

Kjo është hera e dytë që Prokuroria bie pre e hajdutëve, pas grabitjes së postës sekrete.

Denoncimi u bë nga pastruesja, kur mëngjesin e kësaj të enjteje gjeti dyert e dëmtuara të godinës së Prokurorisë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh provat e lëna nga hajdutët.