Befason Komisioneri Hahn: Ristrukturim kufijsh midis Greqisë dhe Shqipërisë

Postuar: 11/07/2018 - 17:38

   Mediat greke e kanë cilësuar si “të çuditshme” një deklaratë të komisionerit për zgjerimin, Johannes Hahn.

Sipas gazetës Kathimerini, duke folur në një konferencë në Londër, komisioneri tha që po të arrihet marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, do të ketë dhe ristrukturim të kufijve”.

Të njëjtën deklaratë, gazeta Proto Thema e cilëson si “të pabesueshme”.

“Me pak fjalë, komisioneri ka paralajmëruar që në rast se negociatat Kotzias-Tsipras me kryeministrin shqiptar Edi Rama finalizohen, do të ketë ndryshim kufijsh”, ka interpretuar Proto Thema.

Dhe gazeta greke shton:

“Është një deklaratë tepër serioze dhe pritet me interesim reagimi i qeverisë greke dhe i ministrisë së jashtme greke”.

Duke folur për nevojën e lidershipit në Ballkan, komisioneri tha se shenja të këtij lidershipi u panë me arritjen e marrëveshjes Athinë-Shkup.

Dhe shtoi:

“Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët. Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.

Komisioneri foli në konferencën me temë “Përtej Berlinit. Çfarë presim dekadën e ardhshme për Ballkanin perëndimor”, organizuar nga Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, ose siç njihet gjerësisht, Catham House. /oranews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moti për këtë të shtunë do të karakterizohet me kthjellime, të cilat do të dominojnë në të gjithë vendin.

   Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit.

   Të gjithë kullat e vrojtimit kanë ngritur flamurin jeshil këtë fundjavë.

   Në kuadrin e Trilateralit të Adriatikut, më 20 korrik në Budva, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në

   Me qëllim për të frenuar ecjen me shpejtësi të lartë dhe për të shmangur aksidentet, policia ka vendosur që të vendosë radarë në rrugë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pasi u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar kështu vet

Një pemë e vjetër shekullore, arrë e egër, lartësia e së cilës shkon deri në 50 metra, është duke u prerë nga punonjësit e ndërrmarrjes s

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Salento të Italisë si i ftuar i nderit në eventin e rëndësishëm "Çmimi i kulturës Pio Alfer

Në kushte të rënda higjieno-sanitare, por dhe të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, tre kasapë në Berat janë gjobitur nga ana e Au

Nga 800 gjyqtarë e prokurororë të cilët po i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, 200 janë cilësuar paraprakisht të papërshtatshëm n