Berlin: Diskutim për Shqipërinë në Bundestag

Postuar: 16/05/2018 - 08:36

Në një tryezë të rrumbullakët në ambientet e Parlamentit Gjerman u debatua rreth hapjes së negociatave me Shqipërinë. Debati nxori në pah dallimet mes partive të koalicionit qeverisës.

Po të qe për socialdemokratin Michael Roth, ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të çelen sa më shpejt. Në lidhje me Shqipërinë, Roth përmend një sërë zhvillimesh pozitive që sipas tij duhen shpërblyer. Në krye të listës është procesi i rivlerësimit të gjyqësorit, vettingu, i cili sipas tij konsiderohet model për rajonin.

Negociatat do të kenë një impakt pozitiv për reforma të tilla: “Po të krahasosh zhvillimin në Shqipëri me atë në Serbi dhe Mal të Zi, të cilat po bëjnë negoicata konkrete për anëtarësim, mendoj se ky sinjal është një ndihmesë e madhe për stabilizimin e rajonit dhe dokumenton se ne e kemi seriozisht”, tha Roth të martën në mbrëmje në Berlin, gjatë një tryeze të rrumbullakët për Shqipërinë.

Qëllimi i tryezes së mbajtur në ambientet e Bundestagut ishte që të informoheshin deputetët dhe të interesuarit nga politika, shkenca, media dhe ekonomia rreth gjendjes aktuale në Shqipëri dhe të debatonin për përparësitë dhe anët negative të çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Por debati mungoi, pasi thuajse të gjithë folësit në këtë tryezë ishin pozitivë ndaj çeljes së negociatave. I vetmi që e shihte pak më ndryshe gjendjen në Shqipëri, është Thorsten Frei, raportuesi për Shqipërinë në grupin parlamentar CDU/CSU:  Frei tha se rezulatet e Vettingut, që deri tani ka pasur vetëm pesë procese, nuk mund të shihen ende. Veç të tjerash Frei përmendi edhe tema të tjera, që ende nuk po zgjidhen, siç është reforma zgjedhore dhe lufta kundër krimit të organizuar: “Janë bërë përparime në luftimin e kultivimit të drogës, por jo në tregtinë me të,” vuri re ai. Grupi parlamentar i tij do ta caktojë së bashku me  partinë tjetër të koalicionit, SPD, një pozicion deri në qershor, me të cilin do të prezantohet kancelarja gjermane në samitin e Brukselit, në fund të qershorit.

Për Manuel Sarrazin-in, momenti i tanishëm është shumë i përshtatshëm: “Nëse nuk hapen tani, do të ketë një periudhë pauze të gjatë”, tha deputeti i të Gjelbërve, i cili ishte edhe njëri prej organizatorëve kryesorë të takimit. Sipas Sarrazinit mekanizmi i perspektivës europiane është i vetmi mekanizëm efektiv për reformat dhe ngritjen e instiucioneve demokratike.

Edhe Ardian Haçkaj nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvilllim në Tiranë, përmendi zhvillimet dhe përparimet që ka bërë Shqipëria në këto kohë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë juridik. Ai përmendi efektin e madh pozitiv që ka Vettingu, jo vetëm në drejtësi por edhe në komunikimin mes opozitës dhe pozitës, që sipas Haçkaj ka nisur të jetë konstruktiv. “Evropa është për ne një çështje ekzistenciale, por ne e dimë se është një rrugë e gjatë dhe e vështirë”, tha politologu shqiptar.

Një mbështetje tjetër për negociatat erdhi edhe nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila vlerësoi procesin e reformës juridike, të cilën ajo e quajti një proces shumë të guximshëm, për të cilin Shqipërisë iu desh të ndryshonte një të tretën e kushtetutës dhe kujtoi ndër të tjera se integrimi i Shqipërisë në procesin e negociatave do të jetë një faktor stabilizimi në rajon, nisur nga fakti që “shqiptarët etnikë jetojnë në pesë prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Aktiviteti i moderuar nga gazetari gjerman, Michael Martens, korrespondent i Evropës Juglindore dhe Turqinë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung,  ishte organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore dhe Unioni Gjerman për Europën. /Deutsche Welle/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valbona Ndreu është nëna që mëngjesin e 8 gushtit kishte dalë me dy vogëlushet e saj, por që fatkeqësisht njërën prej tyre nuk e ka më.

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitrit në një lidhje telefonike për Ora News, tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjen dramatike n

   Shembja e urës ‘Morandi’ në Xhenova ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

   Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Genova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

   Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Kësh

   Mijëra pushues janë dyndur drejt plazheve të Durrësit.

   OSHEE ka njoftuar sot se shumë zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, duke nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit.

   Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kushte të cilat do të vijojnë deri në orët e pasd

   Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 e shkallës rihter të ndodhur më dat

   Skenat e rënda të konfliktit të ditëve të fundit që u shënuan në terminalin e teageteve në Durrës si rezultat i vonesave të trageteve