Me qindra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë mesnatën e së shtunës në meshën e organizuar në kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit në Durrës me rastin e festës së Pashkës.

Mesnata solli lajmin e gëzuar për të gjithë besimtarët ortodoksë se “Krishti u ringjall”, e bashkë me të dhe shpresa për botën, i cili është dhe simboli i Pashkëve.

Në fund nuk kishin si të mungonte trokitja e vezëve të Pëshkës dhe urimet për më shumë mbarësi, paqe dhe dashuri mes besimtarëve.