Beteja e fundit e durrsakut Elvis Hidri, mes shokëve dhe miqve

Postuar: 25/05/2018 - 19:12

   Nga Gëzim Kabashi

Elvis Hidri nuk jeton më.

Një sëmundje e rëndë e mori në pak javë.

Unë nuk e njoha së gjalli.

Për Elvisin më treguan gjatë dy javëve të fundit shokët dhe miqtë e tij.

Më thanë se nuk ishte vetëm nxënësi më i mirë i gjimnazit.

Më treguan se ishte më i dashuri dhe më i ndjeshmi nga të gjithë.

Më thanë se nuk arriti t’i kryejë studimet universitare, por kjo për të ishte krejt e parëndësishme.

Më treguan se ishte aq i lidhur me prindët, saqë nuk krijoi një familje të vetën.

Pjesën tjetër nuk kishte nevojë të ma tregonin.

Ajo që ndodhi për Elvisin nuk ka patur të dytë në Durrës.

Dhjetra shokë e miq vrapuan në Spitalin Rajonal dhe në atë të kryeqytetit për të dhuruar gjak për 45-vjeçarin.

Mandi dhe Ledia nuk u larguan asnjë minutë nga dhoma e tij në familjen Hidri.

Maksi dhe Genta i lanë fëmijët vetëm në San Diego (SHBA) dhe u vunë në dispozicion të shokut të tyre.

Nga Italia mbërriti Altini, nga Zvicra erdhi Taku.

“Ne e dinim që gjaku për Elvisin nuk shërbente më për shërimin e tij, por fatkeqësisht ushqente “bishën” që po i merrte jetën”-tregon Ervini, pak orë pasi djaloshi e humbi betejën me sëmundjen. Me kokën ulur qëndrojnë Eni, Rita, Fabjani e Andi.

Nga diagnostikimi përfundimtar në Tiranë e Selanik askush nuk u dorëzua megjithëse nuk kishte asnjë shans për jetën e tij. “Donim vetëm ta kishim pranë nesh”- thotë Andi.

Asnjë organizëm qeveritar apo shoqëror nuk do të bënte dot atë që bënë shokët e miqtë për Elvisin. Një këmbanë kujtese për ta.

“Nuk e dinim se sa shumë e paskan dashur djalin tonë”- ishte fjala e prindërve pak para se të ndaheshin përgjithmonë me birin e tyre.

 … E di se me ikjen e Elvis Hidrit kam patur mundësinë të njoh një pjesë të bukur të qytetit tim.

Solidaritetin e pafund dhe të heshtur të njerëzve.

Diçka që e shohim gjithnjë e më rrallë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite.

   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të

   Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e v

   Ditën e mërkurë, maturantët do të japin provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë me zgjedhje, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit

   3 protestuesit e fundit që mbaheshin në burg pas tubimit kundër vendosjes së tarifës së kalimit në rrugën e Kombit janë liruar gjatë d

   Pavarësisht nismës së marrë nga ana e qeverisë për largimin e qeseve plastike nga përdorimi, qytetarët në Durrës vijojnë t’i përdorin

Gjatë mesditës së sotme u raportua rrëmbimi i një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar në Prishtinë.

35 të rinj nga 12 vende të ndryshme europiane në zyrën rajonale të punësimit.

Aksidentet kohët e fundit, ku të plagosur ose viktima kanë qenë këmbësorët ka bërë që policia të marrë një sërë masash, duke gjobitur me

Mbikalimet ofrojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e këmbësorëve, por ka raste kur ndërtimi i tyre është bërë larg standardeve të duhur