Një biznesmen italian, shumë i shqetësuar për shkallën e ndotjes në bregdetin e Durrësit, i është drejtuar me një email kryebashkiakut Vangjush Dako.

Biznesmeni Marco Ghirardi e shoqëron emailin e tij drejtuar kreut të bashkisë me disa foto nga bregdeti, ku grumbujt me leshterikë dhe mbetjet urbane dominojnë të gjithë panoramën e gjirit të Durrësit.

Biznesmeni Ghirardi e ka sjellë këtë email edhe pranë redaksisë së DurrësLajm duke shpresuar se pas publikimit të lajmit, autoritetet do të ndërgjegjësohen dhe do të vihen në lëvizje për të pastruar dhe mbajtur pastër në vazhdimësi bregdetin e bukur të Durrësit.

“Po ju shkruaj, pasi prej disa vitesh gjendja në plazhin e Durrësit është shumë e keqe. Grumbuj me leshterikë dhe mbetje urbane nga të gjitha anët. Për mendimin tim, qytetarët dhe Shqipëria meritojnë më shumë respekt. Do ishte mirë për imazhin e Shqipërisë dhe të qytetit, që ky plazh të pastrohej sa më parë. Kur sjell klientë të huaj në Shqipëri, shpesh i dërgoj në një hotel në plazhin e Durrësit. Do më pëlqente që ata të mos ktheheshin në shtëpi me këtë imazh të Shqipërisë, por me një imazh ndryshe. Nuk është e lehtë të sjellësh klientë në Shqipëri, por kur kemi këtë imazh, gjërat vështirësohen edhe më shumë”,- shkruan në emailin e tij biznesmeni italian.

Në fund të emailit të tij, biznesmeni italian shpreson se kryebashkiaku Dako do të punojë për të ofruar një imazh më të mirë për qytetin.

“Jam i sigurt se me pak para do të gjeni mënyrën për të përmirësuar imazhin e Durrësit dhe se do ta zgjidhni këtë problem shumë shpejt”, shkruan biznesmeni Ghirardi.

Emaili i plotë në italisht dhe anglisht që biznesmeni i ka dërguar kryebashkiakut Dako:

To the Attention of the Mayor of Durres / All’attenzione del Sindaco di Durazzo

Buongiorno Signor Sindaco di Durazzo

Vi scrivo perchè da qualche anno la condizione della spiaggia di Durazzo è davvero pessima, allego qualche immagine perchè possiate capire di cosa parlo, accumuli di alghe e rifiuti dappertutto, a mio parere i cittadini e l’Albania meritano più rispetto, sarebbe bello per l’immagine della Nazione e della città pulire il prima possibile questa spiaggia.

Quando porto clienti stranieri in Albania, spesso li porto in un Hotel alla spiaggia di Durazzo, mi piacerebbe che non tornassero a casa con il ricordo di questa Albania ma ci andassero in modo diverso.

Portare clienti in Albania non è facile, ma se poi abbiamo questo tipo di immagine è ancora più difficile.

In caso le possa essere utile per risolvere il problema mi chiami o mi scriva.

Sono sicuro che con pochi soldi troverà il modo per dare una migliore immagine di Durazzo e che risolverà il problema in poco tempo.

Le auguro un buon lavoro

Saluti 

Marco Ghirardi 

 

Dear Mayor of Durres

I am writing to you because for some years the condition of the beach is really bad, I attach some images so you can understand what I speak, accumulation of algae and waste everywhere, in my opinion citizens and Albania deserve more respect, it would be nice to image of the Nation and the city clean this beach as soon as possible.

When I bring foreign clients to Albania, I often take them to a hotel at the beach in Durres, I would like them not to come home with the memory of this kind of Albania but they would go there differently.

Bringing customers to Albania is not easy, but if we have this kind of image then it's even more difficult.

In case it can be useful to solve the problem call me or write me.

I'm sure that with little amount of money will find the way to give a better image of Durres and that will solve the problem in a short time.

I wish you a good job

Best Regards

Marco Ghirardi