Bledi Kasmi, kryeredaktori i RD-së që mbeti plagosur sot në protestë, ka folur për emisionin “Kjo Javë”, në News24, duke treguar të gjithë ngjarjen që ka ndodhur sot.

Kasmi tha se po mundohet që të manipulohen provat, por shtoi se kjo ngjarje do të ndiqet penalisht sipas ligjeve për t'i shkuar deri në fund të protestës.

   Intervista

Janë 10 qepje që bëri mjeku në kokë.

Si u gjendet në protestë, si gazetar apo protestues?

Kam qenë si gazetar, si kryeredaktor duke bërë foto dhe po postoja. Në momentin që ndodhi një incident i vogël, filluan të shtyjnë me forcë të madhe. Unë doja të mbrohesha dhe të bëja ndonjë foto. Aty u hap një portë hekuri dhe aty më qëlluan me shkop gome.

Sa policë të qëlluan?

Nga dy policë, i pari më qëlloi dhe nuk mora plagë, pasi u mbrojta. Ndërsa më pas në pabesi më qëlloi tre herë dhe mora çarjen në kokë.

Ju në pamje dukeni se po shtyni?

Ishte një moment që unë po mbrohesha, se aty nisin të më shtynin.

Me kë ishit në protestë?

Isha me disa gazetarë, dy apo tre.

E prisnit këtë?

Nuk e mendoja, e dija që do ishte paqësore. Ato momente ka pasur shtyrje, por janë normale.

Kush ju dha ndihmën e parë?

Albana Vokshi dhe Gent Strazimi.

Patët komunikim me efektivë policie?

Absolutisht asnjë lloj komunikimi, nuk hapnin as rrugën për të marrë ndihmën e parë.

A do bëni denoncim?

Do ndjek hapat ligjorë.

Ju vizitoi dhe drejtori Ardi Veliu?

Erdhi vërtet, më uroi shpëtim të shpejtë dhe nis të manipulonte situatën. Tha që shkopi i gomës, nuk të çan. Pasi sipas tij është material që nuk krijon çarje, por doktori i vërtetoi të kundërtën.

Çfarë prisni për policinë?

Duhej një falje publike, kjo është e para. Por duke pasur parasysh deklaratën e policisë dhe të shkuarën e ministrit si hetues diktature. Ata do të manipulojnë provat dhe faktet. Kjo po ndodh me çdo ngjarje, pasi manipulohen provat.

Ju keni qenë lajm, jeni ndër të vetmit që u lënduat, pse ndodhi te ju?

Kur u qëlluan me shkop gome, dhe unë u gjenda aty. Në ato moment ishin dhe të gjithë gazetarët. Imagjinoni kjo gjë i ndodh gazetarëve, imagjinoni çfarë mund t'i ndodhë një njeriu të thjeshtë.