Bllokohen 395 kg djathë me mikrobe në autostradën Tiranë-Durrës

Postuar: 17/04/2018 - 09:34

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në tregun Agroushqimor përgjatë autostradës Tiranë Durrës ka bllokuar 395 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë lope dhe gjizë për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, kanë kryer inspektim në dy subjekte në këtë treg, ku janë marrë edhe mostra për analizim.

Në subjektin në pronësi të shtetasit Q. E. pas analizimit të mostrave të marra, produkti djathë i bardhë ka rezultuar me ngarkesë mikrobike Escherichia coli mbi normë. Për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore në treg, trupa inspektuese e AKU-së ka sekuestruar 300 kg djathë i bardhë lope, si dhe ka marrë masën administrative në vlerën e 300.000 mijë lekëve. 

Gjithashtu në subjektin në pronësi shtetasit I.T., janë sekuestruar 95 kg djathë i bardhë lope dhe gjize, i cili pas analizimit të mostrave të marra, ka rezultuar me ngarkesë mikrobike E.Coli (Escherichia coli) mbi normë. Edhe për këtë subjekt është marrë masa administrative me gjobë në vlerën e 300.000 mijë lekëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike e stacionit të pompave në Fushë Kuqe ka lënë qytetin e Durrësit pa u furnizuar me ujë, që

   Në Shqipëri, një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të rregjistruara në parajsa f

  Pas njoftimit për kufizimin e trafikut gjatë sezonit veror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar një sërë kategori m

   Çdo mjet lundues që del në det për turizëm ose vihet në shërbim të turistëve do të jetë i kontrolluar mirëfilli.

   Sot pasdite dhe orët e para të ditës së nesërme do të ketë reshje shiu në gjithë vendin, por nga ana tjetër fundjava dhe java që vjen

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka propozuar deputetin Spartak Braho për anëtar të Komisionit për Çështjet

Djali i vetëm 4-vjeçar i familjes Xhelo me banim në Golem të Kavajës, është mbytur aksidentalisht në pishinën e një vile paraditen e sotm

Publikohet momenti i arratisjes së Mikel Kasës nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka apelur masën e sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij për tra