Prej më shumë se një orë zona turistike e Golemit po përballet me mungesën e energjisë elektrike.

Banorët shprehen për televizionin Report Tv se kjo situatë është përsëritur disa herë kohët e fundit. Ata thonë se kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi te vizitorët.

"Javët e fundit na janë ndërprerë dritat disa here nga 1 orë ose dy orë. Kjo vjen në një kohë kur e gjithë zona është mbushur me turistë vendas dhe të huaj. Nuk kemi pasur asnjë njoftim apo sqarim nga OSHE. Po bëjmë figurë të keqe përballë vizitorëve kryesisht ato të huaj", shprehen ata.

Ndërkohë, Report Tv ka kontaktuar me OSHEE, e cila bën me dije se prej gjysmë ore në Golem ka një shkëputje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së, shkak është bërë dëmtimi i fidrit 6 kv dhe po punohet për riparimin e tij. OSHEE sqaron se do vendoset një fider i ri 20 kv, që pritet t’i japë zgjidhje problemit të furnizimit me energji në zonën turistike të Golemit.