Bushati e Kotzias pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen e patentave shqiptare

Postuar: 11/05/2018 - 17:16

   Fundi i ditës së sotme pritet të kumtojë një lajm të mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi, teksa shteti grek më në fund do të njohë lejet shqiptare të drejtimit të mjetit.

Marrëveshja përkatëse, pjesë e negociatave që janë zhvilluar mes të dy vendeve muajt e fundit- pritet të firmoset pas orës 18:30, nga dy Ministrat e Jashtëm, Bushati e Kotzias.

Në fakt, kjo përbën një kërkesë të kahershme dhe realizohet në kohën që shumica e shqiptarëve në Greqi janë pajisur tashmë me patentë greke.

Por gjithsesi janë dhe disa që kishin procese të hapura gjyqësore për mungesën e patentës. Kjo kategori pritet që pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, mos t’u nënshtrohet më sanksioneve.

Marrëveshja do firmoset në Greqi, ku Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati po merr pjesë në takimin “Vishegrad-4 plus Balkan-4 plus, që po mbahet në afërsi të Athinës. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një familje nga Durrësi prej gjashtë anëtarësh, dy prindërit dhe katër fëmijët e mitur, kanë shpëtuar për mrekulli këtë të premte, pasi m

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën

Gjashtë anëtarë të një familjeje nga Durrësi mbetën të lënduar lehtë, pasi makina tip “Volvo” me të cilën ata po udhëtonin, u përplas me

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat qëndrore dhe në zonat jugore.

   Kohët e fundit dy qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë kanë miratuar një marrëveshje, sipas së cilës të dy palët njohin patentat e zakons

   Mbi territorin e Shqipërisë reshjet do të vijojnë sot dhe nesër!

   Reforma në Drejtësi dhe konkretisht, procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka bërë që dy gjykatat më të rëndë

Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi i ra sipër një bombol.

   Krahas Planeve të Kontrollit “Tispol Gusht 2018”, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rru

Pas ngjarjes së rëndë ku 42-vjeçarja Rudina Kishta, i vendosi flakën banesës së saj në Fier dhe më tentoi të mbyste vajzat binjake, janë