Çmimi kanabisit ka pësuar luhatje të vazhdueshme në vendin tonë. Për të treguar se kur ka lulëzuar kanabisi dhe kur ky biznes ka qenë në krizë, në emisionin "Java në RTSH" janë publikuar disa shifra të çmimit të drogës.

Sipas gazetarit Lorenc Vangjeli kjo tabelë tregon se si ka lëvizur çmimi në këtë biznes kriminal. Ky emision ka bërë një qasje tjetër për çështjen e kanabisit. Megjithëse është një biznes kriminal, si çdo biznes, kushtëzohet nga ligjësitë e tregut, nga kërkesa dhe oferta.

Lëvizja e çmimit të kanabisit në vite dëshmon në të njëjtën kohë edhe dinamikën e ofertës së afruar nga kultivuesit dhe trafikantët. Sa më shumë prodhim e stok aq më i ulët çmimi dhe anasjelltas. Kjo është qasja empirike që emisioni “Java në RTSH” ka bërë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me këtë fenomen dhe biznes kriminal në llogari të fundit.

Por se si ka lëvizur çmimi i kanabisit në pesë vitet e fundit dhe kush ka ndikuar ne këtë biznes, gazetari Artan Hoxha thotë se: "Fillimisht ishte aksioni antikanabis në qershorin e 2014-ës që çoi në rritjen e shpejtë të çmimit në dy vitet që pasuan. Por superprodhimi i 2016-ës krijoi një realitet të ri në tregun europian të kanabisit, bumin e prodhimit “Made in Albania."

Gazetari Artan Hoxha ka theksuar në fjalën e tij se çështja e drogës është një ndër shkaqet kryesore për rritjen e nivelit të kriminalitetit në vendin tonë. “Krimi ka patur nje rikthim te frikshëm gjatë javes që lamë pas. Me 3 te vrare dhe 9 te plagosur, brenda 48 oreve, nga Shkodra ne Vlore, bilanci eshte me të vërtetë tragjik. Përveç numrit te lartë të viktimave”.

Artan Hoxha vijëzon faktin se ajo qe i lidh të treja ngjarjet është motivi, pra sipas tij në të gjitha rastet viktimat, kryesisht emigrantët të kthyer për festat e fundvitit në Shqipëri, janë vrarë për shkak te implikimit të tyre në trafikun e narkotikëve. Ajo që është paralajmëruar prej kohësh, tashme eshte duke ndodhur.

“Po mbjellim atë që kemi korrur. Droga në llogari të fundit paguan me tritol ose me plumba”, tha Zogaj në përfundim të kësaj pjese të emisionit.