Industria e turizmit në Durrës ka vijuar të rritet me hapa galopantë gjatë viteve të fundit. Biznesi durrsak ka fuqishëm në këtë industri, për ta bërë konkures në rajon. Investimet kanë qënë dy planëshe në rritjen e cilësisë së shërbimit, por edhe në përmirësimin e infrastrukturës hoteliere e kulinari. Për turistët, krahas shërbimeve të mira biznesi ofron argëtime ujore, muzikë live mbrëmjeve, guida në objektet arkeologjike etj.

Krahas investimeve të biznesit, i cili e ka konkurencën e ashpër me vendet e rajonit, edhe qeverisja qëndrore e vendore ka investuar në infrastrukturën nëntokësore e mbitokësore.

Në këtë fillim sezoni turistik, pushuesit janë të paktë në bregdet, por ata janë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Evropa juglindore e vendet skandinave. Pushuesit e huaj çekë, polakë e finlandezë i gjen në çdo vend të këtij plazhi, ashtu sikurse edhe ata nga Kosova.

I gjithë plazhi menaxhohet nga privatët, të cilët paguajnë taksa dhe detyrime në shtet.

Por plotësimi i infrastrukturës së nevojshme turistike si dhe zgjidhja e hapësirave publike mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet vendore.  Kullat e vrojtimit janë ndërtuar nga hotelet por ato nuk kanë akoma personelin e kualifikuar për të bërë ndërhyrjen në raste emergjente.

Problemet e dikurshme të kanalizimeve që derdheshin në det, të mungesës së ujit të pijshëm apo energjisë elektrike janë ezauruar vite më parë. Tani ashtu si hotelierët që kanë rritur kërkesat ndaj vetes, në radhë të parë për të plotësuar kushtet e pushuesve, edhe banorët vendas që japin banesat me qira kanë plotësuar kushte më të mira, duke ofruar edhe çmime të lira në raport me zonat e tjera bregdetare.

K.H.