Çfarë po ndodh me sheshin “Drejtësia” tek Mauzoleumi i Dëshmorëve? (VIDEO)

Postuar: 13/09/2017 - 14:13

Në 21 korrik të këtij viti kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, deklaroi nisjen e punimeve në  sheshin  “Drejtësia" i cili gjendet para Mauzoleumit të Dëshmorëve. Firma rrethoi sheshin para, duke vendosur edhe tabelat e projektit për fazën e parë. Por 2 muaj më pas, banorët e lagjes dhe të gjithë banorët afër sheshit që preken nga punimet  pyesin se çfarë po ndodh që për asnjë ditë nuk nisën punimet?

Durrës Lajm u interesua në bashkinë e Durrësit, ku është bërë me dije se qytetarët durrsakë do të presin edhe disa muaj të tjerë për të parë nisjen e punimeve në këtë shesh për fazën e pare, për të cilin janë akorduar 335 milionë lekë.

“Para nisjes së punimeve, ligji kërkon që të ketë kryer sondazhet arkeologjike, për të vërejtur se çfarë ka nëntoka në këtë vend. Bashkia është në fazën finale të tenderimit të projektit për sondazhin arkeologjik të zonës. Pa u bërë sondazhi arkeologjik dhe pa marrë një vendim Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, nuk do të  ketë nisje të punimeve në këtë shesh. K.K.A, do të japë  vendimin për punimet, vetëm pasi firma e cila do të kontraktohet për sondazhet arkeologjike të ketë kryer ato.”- thanë zyrtarisht nga Bashkia e Durrësit.

Kjo masë është marrë pas dy investimeve të cilat mbetën pezull për muaj të tërë si rezultat i zbulimeve arkeologjike. Është sheshi “Veliera” në të cilën punimet nisën pa marrë vendim KKA, dhe zbulimet arkeologjike çuan në debate të forta midis shoqërisë civile dhe investitorit. Aktualisht çështja është në gjykatë dhe në sheshin “Veliera” punimet janë të bllokuara prej muajsh.

Investimi për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”në Durrës, u vonua me disa muaj pasi u kërkua që të kryhej sondazhi arkeologjik para kryerjes së investimit.

Sheshi “Drejtësia” është parashikuar që të investohet në  5 faza punimesh në total, dhe përfshijnë ndërtimin e një nënkalimi për qarkullimin rrugor në nivelin minus pesë metra nga niveli aktual i rrugës.    Kreu i bashksië së Durrësit Vangjush Dako më herët shpjegoi pesë fazat e ndërtimit të këtij sheshi, i cili do të jetë bashkëfinacim i bashkisë dhe qeversë .

Në fazën e parë dhe të dytë  pritet që traseja e rrugës të gërmohet nën nivelin pesë metra për të qarkullur mjetet dhe sipërfaqja lart të jetë shesh kalimi për këmbësorët. Me fillimin e punimeve në këtë shesh pritet edhe devijimi i qarkullimit rrugor përkohësisht në rrugët dytësore të kësaj lagjeje për autobusët urbanë dhe makinat e tjera. Punimet në fazën e parë prekin segmentin “Aleksandër Goga” në drejtim të spitalit, segmentin në drejtim të gjykatës dhe në drejtim të sheshit “Pranvera”. Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe hapësirat brenda tij pritet të preken vetëm në fazën e tretë dhe katërt, ku është parashikuar që në të dy lulishtet brenda këtij objekti të ndërtohen godinat e Gjykatës dhe të  Prokurorisë.

Në vijimësi të këtij projekti është parashikuar rehabilitimi i të gjithë zonës. Në bazë të projektit të hartuar për zonën para sheshit “Pranvera” dhe godinës së Postë-Telekomit, është parashikuar që të hiqen stacionet e autobusëve, të Porto-Romanos dhe Plepave. Segmenti rrugor nga “Pranvera” deri te kryqëzimi me bulevardin “Dyrrah” të kthehet në pedonale për këmbësorët, ndërsa para sheshit të Alb Telekomit është parashikuar të ndërtohet një parking për rreth 600 makina. Kthimi i rrugëve në pedonale kufizon edhe lëvizjen e qytetarëve me makina në qendër të qytetit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për nënkomisarin e Komisariatit të Fierit, Festim Lelajn, si edhe për dy policë

   Ndërsa në Tiranë duket se i kanë marrë me qetësi hetimet për çështjen “Habilaj” nuk ndodh e njëtja gjë te autoritetet italiane të cila

   Të pasionuarit pas sportit ekstrem të hedhjes me parashutë nuk ka nevojë të udhëtojnë deri në Llogara për të ushtruar pasionin e tyre.

   Hetimet e Krimeve të Rënda kanë arritur të zbërthejnë të gjithë grupin që trafikoi 2.5 ton kanabis në muajin janar nga porti i Durrësi

   Prostitucioni i formave të ndryshme po bëhet një fenomen mjaft i mprehtë për shoqërinë shqiptare.

   Forca të shumta policie dhe qindra njerëz janë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Aleksandër Ndokës.

   Gjatë kësaj jave, Policia Kufitare ka kapur në flagrancë 23 persona që po largoheshin nga vendi ilegalisht përmes kufirit jeshil, pasi

  Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro shprehet se ende nuk ka një datë se kur aksi Elbasan- Tiranë do të zhbllokohet nga

Klevis Sula, 20-vjeçari shqiptar në Islandë, u vra pasi ndihmoi një person të ulur në rrugë dhe që po qante.

Ekspertët e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit po marrin në shqyrtim të gjitha pistat për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish