Ashtu siç ishte parashikuar dhe nga sinoptikanët, kjo e hënë ka pritur ndryshimin e papritur të motit, duke lënë pas ditët e nxehta me temperatura deri në 38 gradë.

Pas mesditës, kanë nisur reshje shiu thuajse në të gjithë territorin shqiptar, por në disa qytete raportohet se kanë qenë më të dendura, duke u shoqëruar edhe me breshër.

Në qytetin e Durrësit, fillimisht nisi një erë e fuqishme pas orës 15:00 e duke u pasuar me reshje shiu.

Pamjet më poshtë vijnë nga qendra e Durrësit.