Në fillim të javës së kaluar kanë nisur gërmimet pranë forumit bizantin nga një ekip i përbashkët arkeologësh shqiptaro-francez. Ky forum i perkët, sipas specialistëve, shekujve V dhe VI pas Krishtit, Gërmimet arkeologjike që po kryhen janë pjesë e një sondazhi që po behet në disa rajone arkeologjike të Durresit.

Tashmë në përfundim të javës së dytë të germimeve ekipet mikse të arkeologëve kanë nxjerrë në dritë mure të qënësishme të një civilizimi të periudhës së jetës romane të qytetit të Durrësit në lashtësi. Gërmimet kanë avancuar dhe tashmë këto mure që ndodhen nën shtresëzimin bizantin kanë dalë plotësisht në dritë me të gjitha strukturat e deri tanishme.

Madje duken qartë edhe kanalizimi mes tyre, sipas strukturave të kohës, pasi dihet se afër kesaj qëndre arkeologjike ndodhen edhe termat romane, që janë shprehje e civilizimit të zhvilluar të aristokracisë së Durrësit antik.

Nga gërmimet kanë dalë në dritë edhe pjesë inventari të objekteve të jetës së përditëshme të periudhës kur ndërtesat kanë shërbyer në destinacionet e tyre. Ketij inventari i përket edhe një bllok guri që është gjetur në një sektor të afërt germimi, për të cilin ende nuk është përcaktuar roli i tij në ndertimet e konstrukteve romane të shtresës që ndodhet në forumin bizantin.

Por për inventarin e saktë do të flitet vetëm pasi ekipi të dalë në konferencë për shtyp, në përfundim të gërmimeve. Pritet që gërmimet të përfundojnë rreth datës 23 qershor.

Një faqe të historisë na sjell në kujtesë edhe kanali i ujërave që kalon mes ndërtesave dhe që flet për një periudhë, kur Durrësi i lashtë e kishte të siguruar ujin e bollshëm nga lumi Erzen.

Ekipi i përbashkët shqiptaro-francez kryesohet nga arkeologu Edi Shehi dhe arkeologia Brikena Shkodra. Paralel me këtë sondazh po punohet edhe në afërsi të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” për të studiuar thellësinë e gërmimeve dhe objekteve që ndodhen në afërsi të mozaikut të zbuluar, në afërsi të këtij pallati. Ekipi francez ka rreth 3 vite që kryen gërmime të përvitshme në qytetin e Durrësit.

K.H.