Era e fortë dhe e tërbuar që ka përfshirë Durrësin prej mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar mjaft dëme në zona të ndryshme të qytetit.

Edhe më herët "DurrësLajm" publikoi foto ku dukeshin degë pemësh nëpër rrugë, antena e varur në pallat etj.

Një tjetër zonë e cila ka pësuar dëme nga era e fortë është edhe shëtitorja Taulantia në Vollga në lagjen nr.1 të Durrësit.

Siç duket edhe nga fotot, pjesa prej druri është shkatërruar nga dallgët e detit të cilat kanë kaluar edhe në pjesën e shëtitores për shkak të stuhisë së erës.

Dërrasat dhe leshteriku i bregdetit janë shpërndarë nëpër shëtitoren në afërsi të Sfinksit, aq e preferuar nga durrsakët.

Gjatë ditës kapiteneria e portit bëri me dije se shpejtësia e erës ka shkuar 25 metra për sekond, ndërsa në det të hapur 35 deri në 40 metra për sekondë. Valëzimi në det brenda gjirit të Durrësit shkon 6 ballë ndërsa në det të hapur 8 ballë.