Dëborë dhe rënie inertesh në disa akse rrugore, policia thirrje për kujdes (FOTO)

Postuar: 20/01/2018 - 18:26

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në disa rrethe, të cilat kanë shkaktuar edhe rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore kanë bërë që Drejtoria e Policisë Rrugore të bëjë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.

Megjithëse Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë shtrirë në të gjithë akset problematike, ku orientojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë, shiu, dëbora dhe errësira vështirësojnë lëvizjen dhe shtojnë rrezikun për aksidente rrugore.

Policia bën thirrje të moderohet shpejtësia, të mos kryhen parakalime të gabuara, të vendoset rripi i sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat.

Sipas policisë, në akse si Rruga e Kombit apo akse të thella malore ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.

Në rast nevoje qytetarët janë të këshilluar të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmohen nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë sot deri vonë pasdite kur pritet fuqizim i përkohshëm i vranësirave duke sjellë shira të do

   Nga Gëzim Kabashi

Elvis Hidri nuk jeton më.

Një sëmundje e rëndë e mori në pak javë.

   Audiopërgjimi i pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm është dërguar për ekspertim në Itali.

   Delegacioni i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekr

   Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës kombëtare “Të pastrojmë Shqipërinë ” organizuar nga Green Line Albania në bashkëpunim të ng

Drejtuesit e Autoritetit Portual Durrës dhe Autoritetit Portual të Rijekës (Kroaci) nënshkruan sot në mesditë një Memorandum Mirëkuptimi,

   Policia italiane ka ndërmarrë një operacion anti-drogë të koduar ‘Turizmi i madh’ mes Sardenjës dhe Lombardisë, ndërsa janë arrestuar

Me 26 maj opozita do të protestojë në Tiranë kundër qeverisë aktuale çka ka bërë që Policia e Shtetit të ndërmarrë një sërë masash.

Teksa jemi në prag të sezonit turistik, Sektori i Policisë Rrugore të Durrësit iu ka dhënë alarmin e kuq të gjithë institucione