Deklarata e fortë e ministrit Xhafa: Do të godasim grupet kriminale në Durrës

Postuar: 13/02/2018 - 21:12

   Gjatë një vizitë blic në portin e Durrësit, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa pranoi se në qytetin bregdetar operojnë disa grupe kriminale.

“Në Durrës ka grupe kriminale dhe së shpejti do të shihni rezultatet. Ministria e Brendshme, SHISH dhe Prokuroria kanë intensifikuar punën për arrestimin e personave të përfshirë në grupe kriminale”, deklaroi ministri Xhafa nga terminali i trageteve në port.

Ministri deklaroi gjithashtu për intensifikimin e punës për ndalimin e trafikut të drogës përmes portit më të madh në vend dhe njëkohësisht mbylljen edhe të të gjitha rrugëve të tjera të trafikut të narkotikëve që trafikantët synojnë, si p.sh. nisja e skafeve me drogë drejt vendit fqinjë, Itali. 

Xhafaj ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gentian Trenova prokuror i Apelit të Tiranës njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në drejtësisë nuk ka kaluar provën e Vettin

Ura e Drojës e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë-Krujën do të rindërtohet.

Moti për ditën e sotme pritet të jetë sërish me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e pasdites, kur vranësirat shtohen kryesi

   Deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite.

   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të

   Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e v

   Ditën e mërkurë, maturantët do të japin provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë me zgjedhje, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit

   3 protestuesit e fundit që mbaheshin në burg pas tubimit kundër vendosjes së tarifës së kalimit në rrugën e Kombit janë liruar gjatë d

   Pavarësisht nismës së marrë nga ana e qeverisë për largimin e qeseve plastike nga përdorimi, qytetarët në Durrës vijojnë t’i përdorin

Gjatë mesditës së sotme u raportua rrëmbimi i një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar në Prishtinë.